Dëmtoi Robertson duke festuar golin, Klopp i tërbuar me tifozin

Angli | 4 vite më parë

Në “Anfield Road” përveç rrezultatit të thellë që arriti Liverpool përballë rivalëve të përjetshëm të United ndodhi diçka që nuk shikohet shpesh në fushat e futbollit.

Duke festuar golin e fundit të takimit, njëri prej tifozëve të pranishëm në “Anfield” mendoi që të zbriste në fushë. Në momentin që po i afrohej beniaminëve të vet, tifozi kuptoi se po ndiqej prej kujdestarëve të shkallëve dhe teksa tentoi t’i shpëtonte humbi ekuilibrin duke u përlasur në këmbët e Robertson.

Kaq ka mjaftuar që të ndodhë më e keqja. Mbrojtësi i krahur të majtë mësohet të jetë dëmtuar në këtë “duel” që nuk kishte kishte lidhje me lojën duke “tërbuar” trajnerin gjerman.

“Jam pa fjalë nga ajo që kam parë sot. Nuk mendoja kurrë se do të më dëmtohej një lojtar nga një episode si ky i sotmi”, tha Klopp pas takimit që do të futet në librat e historisë të Premier League.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme