Mançester Junajtid, fitues i Kupës së Ligës

Gjashtë vjet pasi fitoi Ligën e Evropës me José Mourinhon, Manchester United i është rikthyer ngritjes së një trofeu. Pritja e gjatë, e tepërt për standardet e Djajve të Kuq, ndërpritet me Kupën e Ligës të fituar në finale ndaj Newcastle. Ndeshja e Wembley u vendos në pak minuta, nga 34′ deri në 39′: goditje me kokë nga Casemiro dhe autogol nga Botman pas gjuajtjes së Rashford. Newcastle nuk i mjaftoi entuziazmi dhe një ndeshje e guximshme: Magpies nuk kanë fituar titull kombëtar prej 68 vitesh dhe do të duhet të presin akoma.
Ajo që bëri diferencën ishin episodet në finalen e pjesës së parë: në pjesën e dytë, formacioni i Hoëe bëri ndeshjen, United u mbrojt me kujdes dhe goditi në kundërsulm. Shënim për Karius: ai luan titullar pas një viti e gjysmë dhe bëri tri pritje të shkëlqyera. Ngushëllim i vogël për gjermanin, por kupa shkon në Manchester.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




