Manchester United në vend të dytë, mund Leeds

Manchester United zë për momentin vendin e dytë në tabelë në ditën e 23-të të Premier League. Djajtë e Kuq në Elland Road mundën Leeds të Gnonto 2-0. Ndeshja e dytë në vetëm 4 ditë mes dy skuadrave, të cilat luajtën ndeshjen e prapambetur në Old Trafford e cila përfundoi 2-2. Shumë emocione në pjesën e parë, por golat nuk erdhën: Bamford dhe Gnonto tentuan për Leeds dhe Bruno Fernandes dhe Sancho për United.
E njëjta pamje edhe në pjesën e dytë, por me Djajtë e Kuq në rritje me kalimin e minutave. Në minutën e 63-të, ish-lojtari i Milanit, Dalot tenton dhe godet traversën. Reagimi nga Leeds që përpiqet të përfitojë nga disa gabime në mbrojtje të kundërshtarëve, por në minutën e 80-të Rashford më në fund zhbllokon lojën: top i gjatë nga nënshkrimi i ri Sabitzer për Shaë që kontrollon dhe kroson për anglezin, që godet me kokë dhe realizon.
Pak minuta më vonë, në minutën e 85-të, Garnacho dyfishoi epërsinë me një goditje diagonale nga asistimi i Ëeghorst. Kështu Ten Hag shkon në 46 pikë, +1 ndaj Cityt të Guardiolës, i cili megjithatë ka dy ndeshje për të rikuperuar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




