Guardiola i betohet për dashuri Manchester City-t

Angli | 4 vite më parë

Pep Guardiola nuk ka dyshime dhe qëndron pranë Manchester City-t pa marrë parasysh çfarë mund të ndodhë. Klubi anglez është në stuhi pasi u akuzua për qindra shkelje ekonomike të rregulloreve të Premier League, por trajneri spanjoll ka dalë në ballë duke mbrojtur punëdhënësit e tij. Klubet e Premier League kërkojnë sanksione shembullore, nga rënia deri te përjashtimi nga kampionatet, por Guardiola sulmoi në konferencën për shtyp: “Ne jemi dënuar tashmë nga UEFA për këto gjëra, tani jemi përsëri të akuzuar. Manchester City tashmë ka treguar pafajësinë e tij dhe tani klubet e Premier po na sulmojnë pa na lënë mundësi të mbrohemi”.

Midis sponsorizimeve të fryra dhe shkeljeve të tjera të rregulloreve, Manchester City ka më shumë se 100 çështje për të zgjidhur me klubet kompakte të Premier League që kërkojnë ndëshkime shembullore nëse konfirmohen shkeljet. “Ju e dini se në cilën anë jam, ne jetojmë në një vend ku prezumimi i pafajësisë është i garantuar derisa të vërtetohet e kundërta, por kjo nuk vlen për City-n që tashmë është dënuar. Nuk e di se çfarë do të ndodhë – vazhdoi Guardiola -, por ne mund të mbrohemi. Nëse nuk jemi të pafajshëm, do ta pranojmë vendimin, por nëse jo, kush do të na dëmshpërblejë për të gjitha këto?”.

Pep Guardiola nuk u fsheh dhe as nuk luajti në mbrojtje, përkundrazi, trajneri i Mançesterit doli në sulm: “Nuk është fjala për të pasur miq apo armiq, por për palë të interesuara. Këto janë të njëjtat akuza të bëra nga UEFA për të cilat klubi është treguar i pafajshëm, duan të na rrëzojnë kush e di se ku…”. Duke folur për këtë rrezik, trajneri konfirmoi: “Ne kemi qenë tashmë në ligat e ulëta dhe nëse na dërgojnë atje, ne do të kthehemi përsëri. Premier League nuk mund të vendosë asgjë, ne do të bëjmë atë që bëmë me UEFA”.

Katalanasi është edhe më i vendosur për të ardhmen e tij: “Unë nuk po lëviz nga këtu, ju siguroj. Tani dua të qëndroj më shumë se kurrë. Jemi vetëm kundër 19 skuadrave që nuk do të na ndihmojnë, ne do të mbrojmë veten”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme