FA Cup/Manchester City eliminon Arsenalin, heroi është Ake

Angli | 4 vite më parë

Ndeshja e parë e sezonit mes Arsenalit dhe Manchester City, të cilët ende nuk e kanë sfiduar njëri-tjetrin në Premier League, shkon për formacionin e Pep Guardiolës. Haaland dhe shokët e tij mposhtin Topçinjtë 1-0 dhe i eliminojnë ata nga FA Cup. Qytetarët, që kanë eliminuar edhe Chelsea, u rrezikun në minutën e 5-të: Ortega neutralizoi goditjen e Tomiyasu, i asistuar nga nënshkrimi i ri, Trossard.

Haaland gjithashtu shkon afër golit, por mundësia më e mirë vjen nga Topçinjtë: Trossard dhe Nketiah shqetësojnë rivalët e tyre. Kishte vend edhe për De Bruyne në pjesën e parë me ritëm të shpejtë, i cili tentoi rrjetën nga distanca. Pjesa e parë mbyllet 0-0 dhe City humbi Stones për shkak të dëmtimit.

Në pjesën e dytë, Arsenal ishte afër golit, por Manchester City kaloi në avantazh në minutën e 64-të: Julian Alvarez goditi shtyllën, topi shkoi te Grealish, i cili asistoi për Aké dhe finalizimi është i saktë, 1-0. Në minutat në vazhdim, Qytetarët ulën ritmin dhe kufizohen në kontrollin e shpërthimeve të pakta të rivalëve.

Mbyllet 1-0 dhe skuadra e Guardiolës avancon, ndërsa Arteta eliminohet në raundin e 16-shes të FA Cup: Arsenali, dominues i Premier League, është jashtë të dy kupave kombëtare.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme