Liverpool e Chelsea gabojnë, De Bruyne nderon Cityn, Tottenham

Angli | 4 vite më parë

Liverpool dhe Chelsea kanë provuar shijen e hidhur të humbjes në këtë fundjavë në Premier League. De Bruyne shënon golin me vlerën e tri pikëve për skuadrën e Guardiolës, ndërsa Conte nga ferri në parajsë: nga 0-2 në 3-2.

Të kuqtë e Jurgen Klopp janë befasuar në shtëpi nga Leeds, duke humbur me rezultatin 1-2. Miqtë arritën që në minutën e 4-ët të shënojnë me anë të Moreno. Pas 10 minutash ishte Salah që vendosi barazpeshën, por në fund të sfidës është edhe njëherë Leeds që shënon me autor Summerville.

Pas katër fitoreve dhe dy barazimeve, Chelsea është thyer nga Brighton me rezultatin 4-1, që është humbja e tretë në këtë sezon. Londinezët shkaktuan 2 autogola, me Loftus Cheek dhe Chalobah, ndërkohë që më parë kishte shënuar Trossard. Havertz në fillimin e pjesës së dytë zgjoi shpresat e londinezëve me golin e shënuar, por ishte vetëm një ëndërr. Gross në fundin e takimit shënoi dhe të katërtin për Brighton.

Manchester Cityt i mjafton një gol në “King Power Stadium” për të marrë tri pikët përballë Leicester dhe për të pushtuar majën e Premier League. Të besuarit e Guardiolës zhvilluan një volum të madh loje, por goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 49-të nga Kevin de Bruyne. City ngjitet në vend të parë me 29 pikë, një më shumë se Arsenali i vendit të dytë që luan të dielën në shtëpi përballë Nottingham Forest.

Tottenham vuan përballë Bournemouth, por në fund arrin të marrë një fitore 3-2. Të besuarit e Conte e panë veten në disavantazhin e dy golave. Dopieta e Moore(22’ dhe 49’) rriti adrenalinën për vendasit. Por Tottenham arriti të përmbysë gjithcka me Sessegnon 57’, Davies 73’ dhe Bentancur 90’+2.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme