Tre gola Liverpulit, Arsenali rikthehet në vend të parë

Angli | 4 vite më parë

Fitore dhe vendi i pare. Në ndeshjen e madhe të ditës së nëntë të Premier League, Arteta merr gjithçka dhe bën që Liverpool të bjerë në -14 nga maja, me Kloppin gjithnjë e më në krizë. Kapërcen Manchester City e mësuesin e tij, Guardiola, tani një pikë larg. Ndeshja nisis e vrullshme dhe pas vetëm 58 sekondash Martinelli ndëshkoi Reds me një asistim të shkëlqyer nga Odegaard. Liverpool u shtang dhe Topçinjtë në kontroll të plotë, por pikërisht kur dyfishimi është në ajër, vjen barazimi i papritur i Nunez që del pas Gabriel dhe nënshkruan 1-1.

Klopp humbet Dias, më të mirën e tij, dhe reagimi ndodh dhjetë sekonda nga fundi i pjesës së parë, kur Saka finalizon, i vetëm në shtyllën e largët, një krosim nga Martinelli. Fillimi dhe mbarimi i pjesës së parë është shokuese për Liverpool-in, por fillimi i pjesës së dytë i buzëqesh të kuqve falë Firminos, autor i 2-2 në minutën e 53-të.

Arsenali nuk dorëzohet, hidhet në sulm me të gjithë lojtarët në dispozicion, në minutën e 73-të vjen një 11-metërsh për një faull të Alcantara ndaj Jesus. Saka e transformon në gol, 3-2 për Arsenalin dhe këtu përfundon gjithçka në këtë sfidë.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme