Diego Costa për Conte: Marrëdhënie e keqe për një arsye

Wolverhampton u mposht të shtunën në Stamford Bridge nga Chelsea 3-0, në minutën e 57-të Ëolves zëvendësoin Diego Costa, i cili mori një mbështetje të ngrohtë nga tifozët blu. Duartrokitjet e gjata që shoqëruan lojtarin jashtë fushës dëshmuan për dashurinë e tifozëve të Chelsea ndaj ish-sulmuesit të Atletico Madridit që përfundoi ndeshjen duke deklaruar: “U largova në kushte të këqija me atë teknikun, u largova nga një ekip kampion për herë të dytë dhe ai nuk më llogariste”.
“Nuk mund të bëja asgjë. Më duhej të largohesha. Sot dëshmoi se nuk i kisha marrëdhëniet e këqija me fansat. Është shumë e veçantë. Është ndjesia që në kohën që keni kaluar këtu keni bërë një punë të mirë dhe keni lënë kujtime të mira”, duke iu referuar Antonio Contes.
Sulmuesi spanjoll luajti nga viti 2014 deri në janar 2018 në Londër (59 gola në 120 paraqitje) kur, pikërisht për shkak të papajtueshmërisë me Antonio Conte, trajner i Chelsea në atë kohë, rikthehet në La Liga me ngjyrat e Atletico Madridit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




