Ronaldo kundër mediave: Nëse nuk gënjejnë…

Thashethemet për të ardhmen e tij kanë ndjekur njëri-tjetrin prej ditësh, vullneti për t’u larguar nga Manchester United nuk është më sekret, por ofertat janë të pakta, me Napolin dhe rikthimin në radhët e Sporting të Lisbonës duken të vetmet dy zgjidhje të mundshme. Një mori thashetheme që lodhën Cristiano Ronaldon, i cili me një postim në një faqe fansash në Instagram sulmoi gazetarët: “Është e pamundur të mos flasësh për mua një ditë, përndryshe shtypi nuk do të bënte para. Nëse nuk gënjejnë nuk munden të tërhiqnin vëmendjen e njerëzve. Vazhdoni kështu, ndoshta një ditë do të keni lajmin e duhur”.
CR7 dëshiron me çdo kusht të luajë në Champions League dhe për këtë arsye dëshiron t’i thotë lamtumirë United, i cili vazhdon të kërkojë që të respektohet kontrata që skadon në 2023.
Me hipotezën e Atletico Madridit të mbaruar, me tifozët e colchoneros që kanë shprehur publikisht të gjithë zhgënjimin e tyre për operacionin, vetëm dy mundësi të tjera mbeten për fenomenin portugez: Napoli ose një rikthim i bujshëm në radhët e Sporting Lisbonës ku filloi legjenda e tij.
Negociatat nuk janë të thjeshta, edhe për shkak të rrogës shumë të lartë që merr: për të shkuar në port, gërshërët e pagës duhet të jenë shumë më të konsiderueshme se 25%. Ndërkohë, fenomeni portugez nuk është thirrur për miqësoren e nesërme në Oslo ndaj Atletico Madridit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




