Chelsea nuk ka ‘asnjë interes’ për të shitur Brojën, e thotë

Thomas Tuchel ka theksuar se Chelsea nuk ka interes për të shitur Armando Brojën pasi The Athletic raportoi të premten se Ëest Ham United kishte bërë një ofertë 30 milionëshe për sulmuesin.
Bëhet e ditur se Ëest Ham ofroi 25 milionë si fillim, me një shtesë prej 5 milionësh për Brojën, i cili e kaloi sezonin e fundit në huazim te Southampton, duke shënuar gjashtë gola në 32 ndeshje.
Por duke folur të shtunën, Tuchel tha se Chelsea “për momentin” nuk ka “asnjë interes” për të shitur sulmuesin 20-vjeçar sepse “ai është këtu për të treguar veten” pas huazimit të tij.
Tuchel tha: “Armando është lojtari ynë para së gjithash dhe ne për momentin nuk kemi asnjë interes për ta shitur atë. Ai është këtu për të lënë përshtypje pasi ishte i huazuar tek Southampton”.
“Është mirë nëse ka interes pasi na tregon se ka talent dhe potencial. Na tregon se ai është në pozicionin për të bërë përshtypje dhe për t’u bërë lojtar i Chelsea”.
“Kur do të bëhet lojtar i Chelsea? Askush nuk e di, por shpresoj sa më shpejt të jetë e mundur. Ai u dëmtua dhe ka një vonesë për të, e cila nuk është kurrë e bukur, sepse një lojtar i ri normalisht duhet të lërë përshtypje që në minutën e parë në parasezonale”.
Broja ka udhëtuar me Chelsean për turneun e tyre para-sezonal në SHBA dhe ka marrë një dëmtim të lehtë këtë javë, por nuk pritet të ketë një ndikim afatgjatë.
Tuchel shtoi: “Ai pati një aksident të vogël në stërvitje. Ka dhimbje por nuk ka ndonjë gjë serioze. Ne i bëmë ekzaminimet. Jemi me fat dhe të lumtur që nuk u dëmtua”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




