Kane, i magjepsur nga Conte: Stërvitje e vështirë? Nuk ka qenë

Angli | 4 vite më parë

Vetëm një vit më parë si tani, Harry Kane sapo kishte nisur pushimet pas zhgënjimit të Euro 2020, i cili përfundoi me humbjen me penallti në finale ndaj Italisë.

Në mendjen e sulmuesit të “Tre Luanëve” dhe Tottenham kishte shumë dyshime, përfshirë atë për të ardhmen e tij, me ëndrrën për t’iu bashkuar Manchester City të Guardiolës, lëvizje që nuk do të realizohej kurrë. Dymbëdhjetë muaj më vonë, horizonti ka ndryshuar, ashtu si dhe marrëdhënia e Kane me… italianët.

Ardhja e Antonio Conte në pankinën e Tottenham ndryshoi horizontin e sulmuesit, fjalë për fjalë të pushtuar nga metodat e punës së ish-trajnerit të Juventusit dhe Interit.

Kështu, pas finales së sezonit të kaluar kundër Arsenalit, i kurorëzuar me arritjen e Tottenham në zonën Champions, Kane doli hapur krah trajnerit në “luftën” brenda llojit përsa i përket tregut të transferimeve, duke bërë thirrje për ardhja e përforcimeve adekuate për t’i dhënë jetë projektit tekniko-taktik të trajnerit Italian.

Dhe jo vetëm kaq, as metodat e “marinsave” të përdorura nga Conte gjatë grumbullimit në Azi nuk e kanë demoralizuar Kane, i cili vërtet ka rritur punën e bërë në ditët e para të sezonit të ri: “Antonio është fantastik, kurrë nuk jam ndjerë kaq mirë në karrierë – tha Kane nga Koreja, siç raporton ‘Sun’.

“Të jesh me të çdo ditë, duke parë përpikmërinë me të cilën përgatit çdo stërvitje, pasionin që vendos në të është shumë e dobishme për mentalitetin e të gjithëve ne”.

Me pak fjalë, imazhet që kanë bërë xhiron e botës, me vetë Kane në një situatë dëshpëruese në fund të një stërvitjeje dhe Son të përkulur nga lodhja, ishin mashtruese…: “Po pasuroj përvojën time të pasur. Po, disa seanca kanë qenë shumë të vështira, por të gjithë jemi të emocionuar për sezonin e ri”.

“Brenda dhomave të zhveshjes ka një konkurrencë të shëndetshme, të gjithë e dimë se mund të kemi shanset tona nëse punojmë mirë dhe ndjekim direktivat e trajnerit. Vitet e fundit nuk kemi mundur të tregojmë më të mirën, shpresojmë të bëjmë diçka të veçantë falë Antonios”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme