Koulibaly te Chelsea, Tuchel: Mbrojtja, prioritet

Angli | 4 vite më parë

“Nuk do të përjashtoja ardhjen e një sulmuesi tjetër, por sot nuk është prioriteti. Prioriteti është mbrojtja, nuk është sekret, pasi të shohim se çfarë është e mundur”. Kështu Tuchel, trajneri i Chelseat, komenton si zërat për një blerje të mundshme të Cristiano Ronaldos, ashtu edhe ardhjen e afërt të Koulibaly, të marrë nga Napoli për 40 milionë euro.

Më pas për Sky Sports Uk ai flet për Sterling, i cili erdhi nga City: “Jemi super të lumtur, ishte objektivi ynë numër një. Kemi humbur lojtarë të rëndësishëm, jemi një klub në tranzicion nga pikëpamja e pronësisë dhe ka gjërat për të përmirësuar. Megjithatë, ardhja e Raheem tregon se çfarë jemi të aftë të bëjmë dhe ambicien e pronësisë së re dhe është mirë sepse të gjithë jemi këtu për të fituar dhe për të konkurruar. Por për ta bërë këtë ne kemi nevojë për përforcime cilësore”.

Tuchel e di se Premier League e ardhshme do të jetë shumë e vështirë, sepse, përveç Liverpool dhe Manchester City, janë edhe Spurs. “Tottenham ka qenë shumë aktiv në tregun e transferimeve, ata kanë ndërtuar ndoshta ekipin më të fortë që kanë pasur ndonjëherë dhe kanë një nga trajnerët më të mirë në botë. United ka synuar një trajner të ri, Arsenali ka bërë disa goditje të shkëlqyera kështu që ne duhet të mbajmë nivelin e lartë për të qëndruar konkurrues”, shtoi ai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme