Eriksen firmos për Manchester United

Angli | 4 vite më parë

12 qershori 2021 ishte dita më e keqe e jetës së tij, gati sa nuk vdiq në fushë për shkak të një problemi në zemër. Pastaj fundi i lumtur, operacioni dhe gjashtë muajt në radhët e Brentford për të filluar të ndihet sërish si futbollist. Christian Eriksen tani është sërish gati për skena të mëdha dhe për tre sezonet e ardhshme, në kohëzgjatjen e kontratës së re, Manchester United do të jetë ekipi i tij, Old Trafford shtëpia e tij.

Ish-mesfushori i Interit, të cilin zikaltërit u detyruan ta linin të lirë sezonin e kaluar për shkak të rregullave të FIGC që ndalojnë regjistrimin e lojtarëve me probleme në zemër edhe nëse asistohet mekanikisht si në rastin e Eriksenit, ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me Djajtë e Kuq.

“Unë kam ende ambicie të mëdha dhe shumë për të fituar. Ky është vendi i përsosur për mua – komentoi ai -, Manchester United është një klub i veçantë dhe mezi pres të filloj”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme