Liverpool, Klopp: Goli i Alisson, nuk u besoja syve!

Alisson Becker bëhet portieri i parë në historinë e Liverpool që shënon gol në një ndeshje të Premier League, madje në një ndeshje vendimtare të kampionatit anglez, rezultati i së cilës ishte tepër i rëndësishëm përsa i përket renditjes për Liverpool. Ai ka shënuar në minutat shtesë, golin e fitores në ndeshjen ndaj West Bromwich, kur rezultati ishte 1-1, duke marrë edhe përqafimet e shokëve të skuadrës dhe trajnerit Jurgen Klopp.
“Eshtë e mahnitshme ajo që ka bërë Alisson. Spektakolare. Shpresoj të kemi një tjetër moment të tillë këtë sezon” – tha Klopp për BBC. – Të fitosh në atë mënyrë është me të vërtetë e veçantë. Nuk mund të isha më i lumtur në atë moment. Është goli më i bukur që kam parë të jetë shënuar nga një portier. Nëse do ta kishte realizuar Giroud, të gjithë do thoshin është gol i nivelit botëror”.
Ndërsa në mikrofonin e Sky Sport, trajneri gjerman i të kuqve u shpreh: “Është një goditje e pabesueshme me kokë, kurrë nuk e kam parë diçka të tillë. Një teknikë shumë e mirë. Nuk isha i sigurt se çfarë po shihja në ato momente”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




