Guardiola: Klopp dhe Ancelotti, trajnerët që  vlerësoj dhe admiroj

Angli | 5 vite më parë

Pep Guardiola komenton në konferencën për shtyp mbi bilancin e tij të tre kampionateve të fituara në stolin e Manchester City, duke falënderuar Jurgen Klopp dhe Carlo Ancelotti që e përgëzuan atë: “Unë do të doja të them faleminderit shumë, e vlerësoj atë (Klopp) dhe Carlo. Unë ende nuk u jam përgjigjur mesazheve, por do ta bëj sot. I vlerësoj dhe i admiroj”.

“Ky titull është i rëndësishëm por le të marrim një panoramë më të gjerë. Në dekadën e fundit City ka fituar pesë tituj dhe në katër vitet e fundit ata kanë fituar tre. Është e pabesueshme. Unë jam shumë krenar që mbështes etikën e punës. Unë kurrë nuk e kam pritur një rezultat të tillë kur kam mbërritur, sepse e di se si ndryshon ky vend por ne kemi qenë gjithmonë atje”.

“Si e festuam? Kemi pirë pak, kemi kërcyer dhe kishte shumë përqafime për të na kujtuar se sa mirë ishte. Rreth orës 11.30 pasdite, mbërritën 10-15 pica dhe ky ishte momenti më i mirë nga të gjithë. Personalisht nuk isha aq i kthjellët për të kuptuar se cilën pizza doja, por ato ishin të gjitha të mira… Në Angli ata preferojnë alkoolin ndaj ushqimit në festa, nuk e kuptoj pse. Pica ishte fantastike”, deklaratat e trajnerit të Citizens.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme