Manchester United dorëzohet para Leicester: City, kampion i Anglisë

Angli | 5 vite më parë

Në pritje të javës së 36-të të Premier League, Manchester United humbi në shtëpi përballë Leicester dhe kjo do të thotë fitore e titullit për Manchester City: hendeku i 10 pikëve me tre ndeshje të mbetura nuk mund të rikuperohet. Në Old Trafford përfundoi 1-2, me Greenëood 15’, që iu përgjigj avantazhit të Thomas 10’, ndërsa në minutën e 66-të Soyuncu lejon Dhelprat të kalojnë përkohësisht Chelsea.

NDESHJA – Manchester United bie,  Manchester City, nga divani në shtëpi, feston suksesin në Premier League tri javë para përfundimit të sezonit: gjithçka falë Leicester, triumfues  2-1 në Old Trafford.

Misioni i Djajve të Kuq për të shtyrë më tej fitoren e kampionatit të kushërinjve u ndërlikua pas dhjetë minutash me një krosim të bukur nga e djathta që duket se është për Vardy, por sulmuesi shikon Thomas dhe injoron topin: anësori e dërgon atë në rrjetë. Sidoqoftë, përgjigja e vendasve nuk vonon, me Diallo që shërben në zonën e Greenëood: një avancim i çmuar ndaj Soyuncu dhe një përfundim fitues, për të vendosur barazpeshën.

Operacioni i rikuperimit të ekipit të Solskjaer në një version “të ri” është që të jetë në gjendje të përmbysë rezultatin kundër një formacioni tipik si ai i Dhelprave, në garën për kualifikimin në Champions League.

Për ta bërë këtë, pritja e De Gea kundër Iheanacho në çerekun e orës së pjesës së dytë është thelbësore, por në 66 ‘, në një goditje këndi Soyuncu qëndron mbi Matic dhe topi shkon në rrjetë. Situata mund të ndërlikohej akoma më shumë për United pak më vonë, por Tielemans nuk përfiton nga situate e krijuar.

Manchester United, i rikthehet humbjes në kampionat për herë të parë që nga  janari, kundër Sheffield United, 14 rezultate të dobishme radhazi, ndërsa Leicester kalon momentalisht Chelsea dhe zë vendin e tretë në renditje.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme