Premier League: United ndalet, City e falenderon

Angli | 6 vite më parë

Asgjë për të bërë për Manchester United me rastin e javës së 33-të të Premier League: ndeshja kundër Leeds përfundon me një sterile 0-0. Me pesë raunde të mbetura deri në fund, City mbetet në krye në +10. Pjesa e parë shumë e ekuilibruar. Pak ose (pothuajse) asgjë nuk ndodh as në pjesën e dytë. Stop United pas 5 sukseseve radhazi.

Objektivi i vetëm që mbetet në Premier League për  Manchester United është të mbrojë vendin e dytë në rast të një afrimi të mundshëm nga Leicester. Barazimi 0-0 në Elland Road kundër Leeds pasqyron një ndeshje zhgënjyese. Shumë ekuilibër në pjesën e parë. Në 7’ Lindelof peshkon në zone shokun e skuadrës, Rashford, i cili më pas godet keq duke mos inkuadruar portën.

Djajtë e Kuq vijnë duke rritur presionin pas gjysmë ore, megjithëse vendasit u shfaqën me një goditje nga Dallas pas një gabimi të Bruno Fernandes që përfundoi direkt në krahët e Henderson. Dy goditje të lira të ekzekutuara nga Fernandes dhe Rashford devijohen mirë për në këndore nga Meslier. Në minutën e 57-të, pas një krosimi të Ëan-Bissaka, James krijoi një mundësi për Bruno Fernandes, goditja me të djathtën e të cilit përfundoi ngjytur me shtyllën.

Pas një të majte të dobët nga Greenëood, bardhezinjtë u bënë të rrezikshëm me një goditje të fuqishme nga Helder Costa. Shansi i fundit i ndeshjes sheh ekipin e Bielsa që kërkon golin me Klich, por Henderson nuk trembet. Mbyllet 0-0.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme