United komplikon planet, 1-1 me WBA e parafundit

Një barazim që peshon shumë më shumë sesa një humbje, duke pasur parasysh 7 pikë prapa Manchester City. Pagabueshmëria e ushtrisë së Guardiola i detyron kushërinjtë të mbajnë përqëndrimin shumë të lartë, por pas njëqind sekondash, misioni i Hawhorns ndërlikohet papritur: Gallagher në fakt i shërben asistit Diagne, i cili shënon në portën e De Gea.
Djajtë e Kuq vetëm në fund të pjesës së pare arritëm të rikthejnë lojën në ekuilibër falë Bruno Fernandes. Mesfushori portugez falënderon Shaë për pasimin e dhënë dhe nuk gabon, 1-1.
Nga United, megjithatë, pritej shumë më tepër dhe në pjesën e dytë, në vend që të shkatërrojë WBA-në e parafundit, Manchester lufton në jo në mënyrën e duhur dhe rrezikoi goditjen disa herë. Maitland-Niles me një kundërsulm të rrezikshëm dhe Diagne një kundër një me De Gea kishin mundësi të shkëlqyera.
Skuadra e Solskjaer mbetet me një pikë në këtë sfidë, duke u barazuar me Leicester në vendin e dytë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




