Kane mungon kundër Chelsea. Mourinho: Do të kthehet së shpejti

José Mourinho, menaxheri i Tottenham, bëri një vlerësim të gjendjes së Harry Kane pas dëmtimit të pësuar të enjten e kaluar. Sulmuesi humbi ndeshjen e tij të fundit kundër Brighton për shkak të dëmtimit dhe gjithashtu do të mungojë nesër kundër Chelsea. Sidoqoftë, trajneri Portugez tha se kushtet e kapitenit të Spurs janë duke u përmirësuar:
“Unë mendoj se nuk është një gjë shumë optimiste të thuash se ai do të luajë javën e ardhshme, por vetëm pasoja e rikuperimit të tij. Ne jemi të lumtur që kushtet e tij po përmirësohen Javën tjetër ne do të luajmë kundër Everton dhe Manchester City dhe në një nga këto ndeshje ai duhet të kthehet”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




