Suksesi i parë për Tuchel, Chelsea mund Burnley

Angli | 6 vite më parë

Pas barazimit ndaj Ëolverhampton, vjen fitorja e parë si trajner i Chelsea për Thomas Tuchel. Blutë mundën Burnley me rezultatin 2-0. Azpilicueta shënoi në pjesën e parë, pesë minuta nga pushimi, ndërsa në finale erdhi goli përfundimtar 2-0 i shënuar nga Marcos Alonso.

Trajneri i ri i Blues, Thomas Tuchel, është shfaqur shumë entuziast në fund të ndeshjes kundër Burnley, duke u ndalur në performancën e njeriut të ndeshjes, Hudson-Odoi: “Në anën e djathtë ai mund të luajë në linjë, për të çliruar shpejtësinë e tij. Por ai gjithashtu pëlqen të lëvizë dhe në anën e majtë, duke treguar cilësitë e tij edhe më shumë “.

Ai më pas Tuchel shtoi: “Ne duhet të punojmë pak më shumë me ritmin e lojës, por ai është gjithmonë një kërcënim (I referohet Hudson-Odoi) me shpejtësinë e tij. Sot kishte edhe shumë për të mbrojtur për shkak të topave të gjata. Azpilicueta kishte nevojë për të, për mbështetjen e tij dhe bëri shumë mire”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme