Mourinho dhe çështja e Stoke: Kam një video, duhen kontaktuar

Që nga kthimi në fushë në qershor, shumë ekipe angleze kanë “detyruar” skuadrat udhëtuese të përdorin dhoma të përkohshme për të përmbushur protokollet e Coronavirusit dhe të minimizojnë ndërveprimet midis lojtarëve në të njëjtën skuadër. Sidoqoftë, pas ndeshjes së Championship midis Stoke dhe Middlesbrough të luajtur në fillim të dhjetorit, menaxheri i Boro, Neil Ëarnock ishte shumë kritik ndaj kushteve të siguruara nga Stoke, duke i përshkruar ato si një vend ku nuk do vendoste as kafshët.
Nesër Tottenham i Mourinhos do të vizitojë Stoke (sfida e Kupës së Ligës) dhe trajneri portugez, në një konferencë, iu përgjigj një pyetje mbi këtë temë, duke zbuluar se ai kishte marrë një video të dhomës së zhveshjes: “Unë kam një video të bërë nga një koleg, i cili punon në një ekip tjetër, dhe kohët e fundit ka luajtur kundër Stoke. Unë nuk jam këtu për të ngritur çështjen, e bëtë ju(i drejtohet gazetarit)”.
“Mendoj se nuk duhet të jetë një pyetje për mua, por është një pyetje për autoritetet – të gjitha autoritetet, autoritetet e futbollit dhe ata që merren me sigurinë. Unë nuk jam i tillë, që të komentoj dhomat e zhveshjes që rezervon Stoke për skuadrat udhëtuese”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




