Arteta: Vit shumë i vështirë për Arsenalin, por…

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta ka dalë në një konferencë për shtyp në prag të sfidës me Evertonin e trajnerit Carlo Ancelotti. “Është gjithmonë shumë e vështirë të luash në Goodison Park, unë e di shumë mirë. Skuadrat kanë dy momente shumë të ndryshme, por ne jemi duke përgatitur ndeshjen për t’u përpjekur ta fitojmë atë, sepse kemi nevojë për një rezultat”.
Arsenali, në fakt, nuk ka fituar që nga 1 nëntori, kur mposhti Manchester United 1-0. “Unë mendoj se është një nga vitet më të vështira në historinë e klubit për shumë arsye”, – vazhdoi Arteta. “Mendoj se kemi bërë shumë përparim dhe ka disa gjëra, për të cilat kemi punuar me të vërtetë mirë. Ne kemi përjetuar ndryshime strukturore në të gjithë klubin, të cilat padyshim e kanë tronditur atë”.
“Do të thoja që momentet më të mira të këtij viti janë dy trofetë që kemi fituar. Unë mendoj se mund të ketë qenë një vit vërtet, shumë i mirë, por performanca e fundit në Premier League ka vënë një tendosje në atë që kemi ndërtuar në vitin kalendarik”.
“Por duhet të pranojmë që nuk është i mirë. Unë e dua atë që bëj dhe ndihem me fat dhe i privilegjuar që përfaqësoj këtë ekip. Ne duhet të përballemi me këto rrethana të pafavorshme, nuk ka zgjidhje tjetër”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




