Liverpool, Klopp: Tri pikë të merituara përballë një kundërshtari

Në fund të ndeshjes së fituar kundër Tottenham, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp foli për BBC. Këto janë fjalët e tij: “Ne patëm një ndeshje të mirë me një kundërshtar të shkëlqyer, që luan në kundërsulm. Po, ata shënuan, patën dy raste, por përveç kësaj ne e kontrollonim ndeshjen, e meritonim atë dhe jam i lumtur me suksesin. Goli i Tottenham? Për mua ishte në pozicion jashtë loje. Në përgjithësi ishte një ndeshje e mirë, unë jam i lumtur për Firmino, luajti mirë, me lëvizjet e duhura. Takimi me Mou në fund të ndeshjes? Asgjë serioze, ai tha atë që duhet të thoshte, nuk kishte ndonjë diskutim të nxehtë”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




