Chelsea dorëzohet në fund, mundet nga Wolves

Chelsea lëshon terren për herë të dytë në katër ditë, ndërsa sonte në mbrëmje është mundur në fushën e Wolves, “Molineux” me rezultatin 2-1. Pas një pjese të parë pa gola, formacioni i Lampard zhbllokoi sfidën me Oliver Giroud menjëherë me fillimin e pjesës së dytë. Kishte një hezitim në fillim për dhënien e këtij goli, por me pas u vërtetua plotësisht se topi kishte kaluar vijën, duke I dhënë kështu skuadërs së Chelsea epërsinë.
Sidoqoftë, avantazhi nuk zgjati shumë, pasi Daniel Podence, lojtari më i mirë i Wolves gjatë kësaj sfide, barazoi duke marrë një ndihmë dhe nga Reece James, duke lënë Edouard Mendy me pak shanse për të reaguar.
Në fund është Pedro Neto që ka përmbysur situatën, duke shënuar golin me vlerën e tri pikëve për të besuarit e Nuno Espirito Santo. Një tjetër mundësi e humbur për Lampard dhe të besuarit e tij për të sulmuar vendin e parë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




