Arsenali në krizë, Guardiola është me Arteta: Trajneri më i mirë

Angli | 6 vite më parë

Situata nuk është aspak e mirë në shtëpinë e  Arsenal. Shtatë humbjet e tyre, përfshirë edhe të fundit ndaj Burnely, në 12 ndeshje i kanë sjellë Topçinjtë vetëm pesë pikë mbi zonën e rënies. Për më tepër, dhoma e zhveshjes duket e ndarë dhe nuk mungojnë kritikat ndaj teknikut Mikel Arteta. Në favor të spanjollit, megjithatë, janë rreshtuar drejtuesit e klubit dhe mentori i tij i vjetër Pep Guardiola.

 “Nuk ka një trajner më të mirë se ai për të udhëhequr Arsenalin, në këtë dhe në sezonin e ardhshëm”, tha trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola për Reuters. Ai është një nga trajnerët më të mirë që kam parë ndonjëherë dhe nuk ka nevojë që unë ta mbështes publikisht sepse ai e di këtë.  Jam i sigurt se do t’i kthejë gjërat dhe do të marrë performancën që të gjithë presin. Shpesh kërkohet kohë për të dalë nga një periudhë e keqe”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme