Klopp hidhet në sulm: Klubet që janë kundër 5 zëvendësimeve…

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp është hedhur edhe njëherë në sulm, duke prekur një nga pikat më të diskutuara kohët e fundit në Premier League, moslejimin e pesë zëvendësimeve, gjë e cila po ndodh në ligat e tjera. “Nëse do të na lejohej të votonim propozimi, do të kishte kaluar me 15-16 vota pro. Por kjo nuk ka ndodhur, që do të thotë se është një shenjë që klubet e shohin atë ndryshe nga trajnerët e tyre. Kjo nuk është një shenjë e mirë, të them të drejtën, sepse tregon se ata injorojnë shëndetin e lojtarëve”.
Nuk është hera e parë që trajneri gjerman, dhe jo vetëm, ka ngritur zërin për një gjë të tillë. Por Premier League është e vendosur të respektojë rregullin me tre zëvendësime, pavarësisht se kalendari është mjaft i ngjeshur.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




