Steve McManaman: Jota? Firmino është i preferuari i Klopp

Steve McManaman është i bindur se Roberto Firmino është ende më i mirë se Diogo Jota. Sezonin e kaluar Liverpool e fitoi Premier League duke e mbështetur sulmin tek treshja Firmino-Salah-Mane. Panvarësisht kësaj Jurgen Klopp kërkoi përforcime në verën që lam pas e si rrjedhojë u afrua nga Ëolves, Diogo Jota. Goli më i fundit nga Jota është ai ndaj Brighton në barazimin 1-1, në fundjavën e kaluar. Jota numëron tashmë 9 gola në 14 ndeshje në të gjitha kompeticionet por ish-futbollisti i kombëtares angleze do të shprehej: “Unë ende mendoj se Jurgen Klopp në situatat më të vështira pëlqen të ketë në lojë treshen Firmino-Salah-Mane. Jota është lojtari që duhet të futet në lojë nga stoli në momente po kaq të rëndësishme sepse ai mund të ndërroj lojën në çdo moment”. McManaman e kalon vëmendjen e tij tek mbrotja si reparti më delikat momentalisht për “të kuqtë” pas dëmtimeve të Van Dijk dhe Gomez. “Mendoj se në qendër të mbrotjes ka vend për tu shqetësuar, askund tjetër. Njerëzit komentojnë mbi shitjen e Lovren pasi klubi nuk mundi ta zëvendësoj asnjëherë. Po është e vertetë, por asnjëherë nuk priten 2 apo 3 dëmtime njëherësh në të njëjtin pozicion. Nëse do të isha në drejtim do blija një qëndërmbrojtës por edhe Fabinho ka qënë fantastik në trasformimin e tij nga mesfushor në mbrojtës”-ka përfunduar McManaman.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




