Covid-19, Newcastle vatër infeksioni, shtyhet ndeshja me Aston

COVID-19 vendos një rekord në Angli. Nuk bëhet fjalë për numrin e të infektuarve apo viktimave ditore por për një problametikë tërësisht sportive. Sipas mediave ishullore, emergjenca e shkaktuar nga pandemia prek dretëpërdrejtë edhe një ndeshje të Premier League. Bahët fjalë për sfidën Newcastle – Aston Villa e programuar për t’u luajtur të premten, por tashmë të anuluar për shkak të numrit të lartë të pjestërëve të infektuar. Shumë lojtarë të skuadrës së Neëcastle janë infektuar me virusin e rrezikshëm dhe sot situata në kampin e qymirxhinjve është alarmante. Të dielën, trajneri Steve Bruce anuloi seancën stërvitore pasi 4 lojtarë dhe 1 anëtar i stafit rezuktuan pozitivë me Coronavirus. “The Guardian” zbulon se klubi ka mbyllur përkohësisht të gjithën strukturën stërvitore, që nuk do të haper deri në mesditën e së mërkurës. Gjithsesi kjo është hipoteza më optimiste e mundshme pasi frika mbetet e madhe dhe mjekët i tremben zgjerimit të hartës së virusit mes lojtarëve të tjerë. Vendimi zyrtar për anulimin e ndeshjes u mor gjatë orëve të pasdites të së martës nga Liga e Futbollit. Kjo është hera e parë që një ndeshje e Premier League të këtij sezoni anulohet si pasojë e infektimeve masive në një skuadër.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




