Kavani këkron falje publike

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Edison Cavani kishte bërë një reagim në faqen e tij në Instagram pas fitores ndaj Southamptonit, ku u siguroi fitoren Djajve të Kuq. Në postimin e tij, uruguaiani e falënderonte një mik që e kishte uruar për fitoren, por me fjalët: “Gracias negrito”, një term që përkthehet: “Faleminderit, zezak”. Edinson Cavani ka kërkuar falje për një postim në rrjetet sociale që përmban një term në spanjisht që mund të interpretohet si ofendues, ndërsa Federata Angleze e futbollit është duke e hetuar rastin. Ndërsa në vendin e tij është një shprehje miqësore, në Britaninë e Madhe mund konsiderohet si raciste, prandaj 33-vjeçari e ka fshirë postimin dhe tashmë ka kërkuar falje pikërisht për këtë veprim të tijin. “Mesazhi që e postova pas ndeshjes së të dielës kishte qëllim dashamirës për të përshëndetur një mik, duke e falënderuar për urimet pas ndeshjes. Gjëja e fundit që do të doja do të ishte ofendimi i dikujt. E kundërshtoj totalisht racizmin dhe e fshiva mesazhin sapo e kuptova se mund të interpretohet ndryshe. Kërkoj falje të sinqertë për këtë gjë”, ka thënë Cavani. Në bazë të politikave të reja ndëshkuese, thyerja e rregullave në rrjetet sociale ndëshkohet të paktën me tri ndeshje nga Federata Angleze e Futbollit. Tashmë mbetet të shohim se cili do të jetë vendimi zyrtar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




