Liga Unike, gati për parket

Liga Unike “Shqipëri-Kosovë” rikthehet jo vetëm në parket, por dhe në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar kjo me ndeshjet e javës së shtatë të basketbollit të femrave.
Kështu në sallën sportive “Farie Hoti”, Tirana sfidon Flamurtarin, e cila do të sillet dhe në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar, ashtu sikurse ka ardhur deri më tani Liga Unike e vajzave me një nga ndeshjet më të mira të kësaj gare. Tirana vjen nga humbja e një jave më parë ndaj Penzës, por të njëjtin fat ka patur dhe Flamurtari, ndërsa u mund në Vlorë nga Bashkimi i Prizrenit. Ndaj të dyja ekipet kanë etje për të gjetur suksesin, aq më tepër që katër ekipet e para në renditje më pas luajnë Play-off për të shpallur fituesen e kësaj Lige. Të dyja ekipet janë në të njëjtën kuotë pikësh pas gjashtë javësh 8, ndërsa po kaq ka dhe Penza.
Në ndeshjet e tjera Penza pret Prishtinën dhe Bashkimi i Prizrenit, Partizanin, ndërsa të tria sfidat luhen në të njëjtin orar 17:00 për të mos u ndikuar nga rezultatet e njëri-tjetrit, aq më tepër që deri në përfundim të garës së rregullt janë dhe tre ndeshjet. Aktualisht Liga Unike e vajzave kryesohet nga Bashkimi i Prizrenit me 12 pikë, kurse fituese në fuqi është Partizani.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




