NBA, Oklahoma dominon Nuggets në Denver

Oklahoma ka dominuar mbrëmjen e kaluar kampionët në fuqi të NBA në Denver. Për Thunder spikati edhe një herë Shai Gilgo-Aleksander, autor i 40 pikëve, 17 prej të cilave i rrealizoi vetëm në periodën e tretë.
Organizatori i Oklahomës për asnjë moment nuk ishte në vështirësi madje shpesh herë dominonte me shumë lehtësi mbrojtjen rivale. Ndërsa paraqitje për të mos u harruar bëri edhe Çet Holmgren, i cili rrealizoi 24 pikë dhe fitoi 6 topa në tabelë dhe fitoi kështu duelin me Nikola Jokiç (19 pikë, 10 topa në tabelë).
Ndeshjet 30 dhjetor
ORLANDO MAGIC-NEW YORK KNICKS 117-108
ATLANTA HAËKS-SACRAMENTO KINGS 110-117
BOSTON CELTICS-TORONTO RAPTORS 120-118
CLEVELAND CAVALIERS-MILWUAUKEE BUCKS 111-119
HOUSTON ROCKETS-PHILADELPHIA 76ERS 127-131
WASHINGTON WIZARDS-BROOKLYN NETS 110-104
DENVER NUGGETS-OKLAHOMA CITY THUNDER 93-119
PHOENIX SUNS-CHARLOTTE HORNETS 133-119
PORTLAND TRAIL BLAZERS-SAN ANTONIO SPURS 134-128
L.A. CLIPPERS-MEMPHIS GRIZZLIES 117-106
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




