NBA, Oklahoma ndalon Clippers, Lakers humbin pa LeBron

Basketboll | 3 vite më parë

Në Oklahoma mbrëmjen e kaluar u frenua skuadra e Los Anxhelos Clippers pasi pësuan humbjen e parë pas 9 fitoresh radhazi. Të zotët e shtëpisë u udhëhoqën nga i zakonshmi Shai Gilgo-Aleksander. Ylli i Thunder mbylli ndeshjen me 32 pikë, të cilave u shtoi 8 topa në tabelë, 4 asist, 2 topa të rrëmbyer dhe dy stopime. Sa i përket miqëve, trajneri Tiron Lue vendosi të linte pushim Kauhi Leonard ndërsa Xhejms Harden (23 pikë) dhe Rasëll Uestbruk (15 pikë) ishin më të mirët për ekipin nga Kalifornia.

Lakers u mundën në Mineapolis edhe pse në mungesë të LeBron Xhejms, u ngjitën në katedër Entoni Dejvis (31 pikë), Ostin Rivs (20 pikë) dhe Rui Haçimura (18 pikë). Paraqitja e bërë nga nga ana e ekipit kalifornian nuk mjaftoi në shtëpinë e kryesuesve të Konferencës së Perëndimit. Entoni Eduards (27 pikë dhe 7 topa në tabelë) dhe Rudi Gobert (15 pikë dhe 13 topa në tabelë) udhëhoqën T’Wolves drejt një suksesi të madh pasi për asnjë moment nuk humbën kontrollin e sfidës.

Ndeshjet (22 dhjetor)

CHICAGO BULLS-SAN ANTONIO SPURS 114-95

CLEVELAND CAVALIERS-NEW ORLEANS PELICANS 104-123

DETROIT PISTONS-UTAH JAZZ 111-119

MEMPHIS GRIZZLIES-INDIANA PACERS 116-103

MILWAUKEE BUCKS-ORLANDO MAGIC 118-114

MINNESOTA TIMBERWOLVES-LOS ANGELES LAKERS 118-111

OKLAHOMA CITY THUNDER-L.A. CLIPPERS 134-115

PORTLAND TRAIL BLAZERS-WASHINGTON WIZARDS 117-118


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme