Elbasani i koshit në krizë rezultatesh

Basketboll | 3 vite më parë

Vjen humbja e gjashtë në nëntë javë, munden nga Apolonia, 79-98 Elbasani ka pësuar një tjetër humbje në kampionat në basketboll për meshkuj.

Kjo ishte humbja e gjashtë në nëntë javë për Elbasanin, ndërsa këtë të premte është mundur nga Apolonia, 98-79. Fierakët e kanë dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund, ndërsa kanë fituar periodën e parë 23-20. Më pas të dytën 30-22 dhe në pushim kanë kryesuar 53-42. 23-16 e treta për Apoloninë, që thellon në 76-58. 22-21 e fundit për fierakët dhe përfundimin 98-79.

Për Elbasanin lojtari më i mirë ishte Xhino Leka me 28 pikë, kurse për Apoloninë, Xhones me 25 pikë. Kësisoj superliga e meshkujve duket e vështirë për Elbasanin, pavarësisht startit të mirë në këtë sezon.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme