NBA, Lakers harrojnë Filadelfian, Jokicc rigjen Mërrin

Los Anxhelos Lakers kanë harruar hapin fals të bërë në Filadelfia dhe kanë mundur Detroit Pistons duke u shkaktuar humbjen e 15-të radhazi.
Entoni Dejvis dominoi ndeshjen me 28 pikë, 16 topa në tabelë dhe 3 bllokime ndërsa kontribut me rëndësi dha edhe LeBron Xhejms, i cili rrealizoi 25 pikë të tjera. Lojtari më i mirë për ekipin kalifornian ishte D’Anxhelo Rasëll pasi shënoi 35 pikë dhe dhuroi 9 asists. Përballë kishin një ekip, i cili gaboi shumë dhe la të kuptohej se ende nuk ka një ide për të dalë nga kriza.
Denver i Nikola Jokicc rigjen Xhamal Mërrin në takimin e fituar përballë Hjuston Rockets. Serbi së bashku me kolegun e tij të preferuar kanë mbajtur në kontroll tentativat e Hjustonit për të rikuperuar. Në 33’ minutat e luajtura Jokicc shënoi 32 pikë, dhuroi 15 asist dhe mori 10 topa në tabelë.
Ndeshjet NBA (20 nëntor)
ORLANDO MAGIC-WASHINGTON WIZARDS 139-120
DETROIT PISTONS-LOS ANGELES LAKERS 107-133
TORONTO RAPTORS-PHOENIX SUNS 112-105
NEW ORLEANS PELICANS-PHILADELPHIA 76ERS 124-114
MEMPHIS GRIZZLIES-UTAH JAZZ 105-91
DENVER NUGGETS-HOUSTON ROCKETS 134-124
SACRAMENTO KINGS-L.A. CLIPPERS 117-131
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




