Basketboll, Besëlidhja sfidon sot Kamzën në RTSH Sport

Basketboll | 3 vite më parë

Java e dytë e kampionatit kombëtarë në basketboll për meshkuj, i cili është në edicionin e 78-të, ofron një ndeshje mjaft interesante. Besëlidhja e Afrim Bilalit do të ndeshet me Kamzën e drejtuar nga trajneri Eni Llazani.

Dueli, i cili do të mund të ndiqet nga të gjithë sportdashësit në RTSH Sport (18:00), pritet me mjaft i luftuar pasi të dy skuadrat kanë treguar nivel të lartë loje në javën e parë.   

Besëlidhja vjen në këtë sfidë pasi fitores në Durrës përballë përballë Teutës (23 pikë diferencë). Pas suksesit në Kupën e FSHB-së, lezhjanët e Afrim Bilalit konfirmuan formën e shkëlqyer në këtë fillim sezoni duke dominuar në “Ramazan Njala”.

Fitore bindëse morën edhe lojtarët e Kamzës në javën e parë kur mundën në palestrën “Halit Çoka” të Bathores, ekipin e Flamurtarit me plot 30 pikë diferencë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme