Lilard “shtang” NBA, përfundon në Miluoki

Damian Lilard dhe Janis Antetokounmpo janë dyshja e re me të cilën e gjithë NBA duhet që të bëjë llogaritë tani. Pak orë më parë e gjithë NBA është shokuar nga kalimi i yllit të Portlandit në Miluoki pasi siç dihej vetë lojtari preferonte që të shkonte në Florida ku e priste skuadra e Majemit.
Me këtë lëvizje Miluoki ka arritur që të qetësojë të paktën për momentin Antetokounmpon, i cili më shumë se një herë ka shprehur dëshirën për tu larguar nëse ekipi nuk do të ishte pretendent për titull.
Pas habisë që shkaktoi transferimi i Lilard tek Bucks menjëherë gazetarët e mirëinformuar rreth NBA kanë dhënë arsyen se përse ky transferim ishte pranuar nga Lilard. Gazetari i “TNT”, Kris Hajnes (shumë pranë lojtarit) ka treguar se edhe vite më parë si Antetokounmpo dhe Lilard kanë bisdeuar për tu bashkuar në një ekip, por gjithçka ishte shtyrë pasi asnjëri nuk pranonte që të ndryshonte qytet.
Në momentin që Lilard u tha drejtuesve të “Blazzers” se nuk dëshironte që të qëndronte më në Portland pasi ekipi në fjalë nuk ishte i aftë që të fitonte tituj atëherë drejtuesit e Miluokit u vunë në aksion për të mundësuar këtë transferim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




