NBA, Boston merr epërsinë në Filadelfia, Booker e KD shkëlqejnë

Basketboll | 4 vite më parë

Dueli i tretë mes Bostonit dhe Filadelfias nisi me ceremoninë e dhënies të çmimit “MVP” nga komisioneri Adam Silver për fituesin Joel Embiid por përfundoi me vendasit, të cilët u mundën duke humbur faktorin fushë.

Dueli u vendos në fund kur Sixer u afruan me 5 pikë ekipit të Boston pas një koshi për tri pikë të Melton. Por Brogdon u tregua i ftohtë dhe rrealizoi edhe ai një tre pikësh duke i dhënë mundësi Celtics që të mbanin në distancë sigurie vendasit.

Por minutat e fundit ishin edhe të Jason Tatum. Numri 0 Boston në 180 sekodnat e fundit rrealizoi 7 prej 27 pikëve të shënuara në duel. Në po këtë hark kohorë e gjithë skuadra e Philadelphia 76ers rrealizoi vetëm 6 pikë.

Në Konferencën e Perëndimit Suns rihapën duelin me Nuggets. Me transerfimin e ndeshjeve në Arizona dhe pas dy humbjeve të para në Denver për ekipin e Finiks ajo e mbrëmshmja ishte një duel për jetë a vdekje.

Dhe kështu rrezultoi pasi lojtarët më të mirë të Suns siç janë Booker dhe Kevin Durant u përgjigjën “prezent” duke rrealizuar plot 86 pikë nga 121 të rrealizuara nga i gjithë ekipit. Booker bëri një ndeshje perfekte duke shënuar 47 pikë (barazoi rekordin e pikëve të shënuara në një takim të vetëm në fazën play-off) ndërsa Durant rrealizoi 39 pikë.

Takimi ishte mjaft i luftuar pasi nga ana tjetër për Nuggets “Joker” Jokiç ishte në mbrëmje të madhe duke mbyllur takimin me shifra që askush më parë nuk kishte rregjistruar në fazën play-off. Serbi ishte autor i 30 pikëve, 17 topave në tabelë dhe 17 asiteve. Por edhe Jokiç në formët e vet më të mirë nuk i mjaftoi Denverit që të evitonte humbjen.

Post sezoni NBA

PHILADELPHIA 76ERS-BOSTON CELTICS 102-114 (1-2)

PHOENIX SUNS-DENVER NUGGETS 121-114 (1-2)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme