Teuta, kreun e ka të vetin

Basketboll | 4 vite më parë

Teuta në basketboll për meshkuj ka vijuar me fitoret edhe në javën e shtatëmbëdhjetë, ndërsa të shtunën pasdite, në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”, ka mundur Apoloninë, 80-69. Një ndeshje e dominuar nga fillimi deri në fund nga durrsakët, që kanë fituar periodën e parë 23-17. E ekuilibruar perioda e dytë, por përsëri në favor të Teutës, 22-21 dhe në pushim 45-38 për Teutën. 21-14 e treta, ndërsa durrsakët thellojnë në 66-52. E fundit 14-17 për Apoloninë dhe në total 80-69. Në përfundim të ndeshjes, për mikrofonin e Radio Televizionit Shqiptar, ka folur Richard Lilaj.

“Normalisht të kënaqur me fitoren, por mendoj se kemi mundësi të bëjmë shumë e më shumë se kaq. U bë e vështirë dhe për shkak të Apolonisë, e cila në dy periodat e para na futi në ritmin e vet. Në dy të dytat sikur e ngritëm nivelin e lojës, por nuk kemi arritur në pikun e lojës sonë. Megjithatë mendoj se do të japim më shumë në dy ndeshjet e tjera që do të vijnë për të paraqitur Teutën reale. Janë ndeshje shumë të rëndësishme në kampionat“, thotë Lilaj.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera Besëlidhja ka mundur Vllazninë, 85-62, kurse Tirana ka fituar me Kamza Basket, 92-69. Pas javës së shtatëmbëdhjetë kryeson Teuta.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme