Liga Unike, Bashkimi-Partizani dhe Flamurtari-Prishtina në duel

Bashkimi-Partizani dhe Flamurtari-Prishtina. Këto janë çiftet e gjysmëfinaleve të Ligës Unike “Shqipëri-Kosovë” në basketboll për femra, që më 15 dhe 16 mars do të luhen në Vlorë për të përcaktuar fituesen e edicionit të dytë të këtij aktiviteti.
Në fakt ndeshia mes Flamurtarit dhe Partizanit, që të mërkurën pasdite është luajtur në Vlorë, ka nisur krejtësisht ndryshe. Një lule për 8 marsin, ndërsa të tilla në ditën e festës së grave dhe të nënave janë shpërndarë për të dyja ekipet.
Referuar takimit, Partizani e ka merituar fitoren, ndërsa ka arritur një avantazh prej 25 pikësh diferencë që në fillim. Pjesa e parë është mbyllur 34-51 për të kuqtë e Eliverta Bujarit, teksa Partizani vazhdon të thellojë. Flamurtari përpiëet të nqushtojë disavantazhin në periodën e katërt, apo dhe të përmbysë, por pa ia arritur qëllimit, ndërsa është Partizani që fiton 68-73.
Kështu Liga Unike e basketbollit të femrave ka mbërritur në kulmin e saj ndërsa pritet që në Vlorë të jetë një festë e vërtetë sportive. Gj.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




