Basketbolli në zi… Ndahet nga jeta Arben Fagu!

Basketboll | 6 vite më parë

Basketbolli dhe sporti shqiptar ka humbur sot një nga kontribuesit më me emër. Ish-basketbollisti dhe ish-trajneri i Partizanit, Arben Fagu është ndarë mëngjesin e sotëm nga jeta në moshën 65-vjeçare. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe për fat të keq nuk mundi të shërohej.

Arben Fagu ka drejtuar dhe ekipin kombëtar të basketbollit për meshkuj si dhe Dinamon. Ai ishte vëllai i një tjetri ish-basketbollisti të njohur, Agim Fagu, si dhe i biri i themeluesit të klubit të basketbollit të Partizanit, Besim Fagu. Përveç kontributit në parket, Arben Fagu ushtronte dhe detyrën e pedagogut në Universitetin e Sporteve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme