Polonia, Leva: Për herë të parë i gëzuar pas një humbja

Uncategorized | 4 vite më parë

“Kjo është hera e parë në jetën time që buzëqesh pas një disfate”. Kështu e komentoi Robert Lewandowski humbjen me Argjentinën që e çoi Poloninë sërish në fazën e 16-shes të Kupës së Botës. “Është fantastike që dolëm në raundin e 16-shes – shtoi ai për destentor.nl -. Ne ia dolëm. Një minutë nga fundi i ndeshjes në Meksikë ne ende nuk e dinim nëse ishim të kualifikuar.”

“Franca është gjithashtu favorit për t’u bërë kampione e botës – përfundoi sulmuesi duke folur për kundërshtarin e radhës të Polonisë në 16-she -. Por ne do të argëtohemi dhe do të japim gjithçka. Pastaj do të shohim”.

“Unë kam qenë me fat dy herë, fillimisht me Arabinë Saudite dhe tani me Argjentinën. Këto janë momente të bukura për një lojtar, Kupa e Botës është më e mira dhe është e bukur. Për të pritur një penallti të Messit, duhet fat dhe gjithashtu pak punë”.  Kështu ka deklaruar Ëojciech Szczesny, portieri i Polonisë, duke folur për RaiSport pas ndeshjes së humbur ndaj Argjentinës dhe kualifikimit për në 16-shen e Botërorit.

“Për të fituar ndaj Francës duhet të bëjmë më shumë, nuk mjafton të mbrohemi kaq poshtë. Duhet të japim gjithçka”, shtoi portieri polak.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme