Uruguaj thërret lojtarët në rrjetet sociale

Uncategorized | 4 vite më parë

Uruguai ka zgjedhur një mënyrë spektakolare për të publikuar emrat e lojtarëve që do të formojnë grupin për në Katar 2022. Një video në twitter-in zyrtar të kombëtares nga Amerika e Jugut tregon, shoqëruar me muzikë, trajnerin Diego Alonso, i cili, duke ekzaminuar një hartë të vendit, tregon rajonet nga vijnë lojtarët. Imazhet më pas kalojnë te vendasit (fëmijë, punëtorë, gra që varin rrobat) duke treguar bluzat e lojtarëve të ndryshëm.

Uruguaj është përfshirë në grupin H të Katar 2022. Mes 26 të thirrurve ka personazhe që kanë bërë tashmë historinë e vendit të vogël të Amerikës së Jugut, si Muslera, Gimenez, Godin, Caceres, Luis Suarez dhe Cavani. Më pas janë përfaqësuesit aktualë të Serisë A si Vina nga Roma, Olivera nga Napoli dhe Vecino nga Lazio. Mbi të gjitha, ka lojtarë që janë në elitën e futbollit europian si Valverde, element kryesor i Real Madridit të Ancelottit apo Darëin Nunez, sulmuesi i Liverpool.

Image


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme