Mané u dëmtua me Bayernin, humbet Kupën e Botës në Katar

Sipas L’Equipe Sadio Mané do të mungojë në Kupën e Botës në Katar. Faqja e gazetës franceze flet për një dëmtim të tendinës që do ta detyrojë sulmuesin e Bayern të ndalet për disa javë, duke i mohuar kështu mundësinë për të marrë pjesë në Botëror me Senegalin. Ish-sulmuesi i Liverpooli u dëmtua në minutat e para të ndeshjes 6-1 me të cilën Bayern likuidoi Werder Bremen në raundin e mesjavës së Bundesligës. Trajneri i Senegalit, Aliou Cissé, do të publikojë listën e skuadrës për Katarin të premten më 11 nëntor.
Edhe Julian Nagelsmann ka folur për situatën e sulmuesit të lindur në vitin 1992. Trajneri i Bayern ka shtyrë gjithçka për ekzaminimet e mëtejshme që do t’i nënshtrohet lojtari i tij. “Është një zonë delikate, të shohim se çfarë do të thonë rrezet X, le të shpresojmë për më të mirën, por nuk jam i sigurt”. Më optimist Dino Toppmoeller, anëtar i shtabit të trajnerëve bavarez, i cili deklaroi se, “nuk është asgjë veçanërisht serioze”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



