Australia mund Perunë me penallti dhe fluturon për në Katar

Australia merr biletën për Katar 2022. Kombëtarja e drejtuar nga Graham Arnold mundi Perun në fund të penalltive. Një lojë pa emocione të mëdha, si në nëntëdhjetë minuta ashtu edhe në kohën shtesë. Australianët e nisën dobët serine e goditjeve nga pika e bardhë, me Martin Boyle që gaboi përballë portierit peruan, Pedro Gallese. Për të dënuar Perunë ishin gabimet e mëpasshme të Advincula dhe ai i Valera në penalltinë e fundit vendimtare.
Kështu Perusë i prishet ëndrra për t’u rikthyer në kampionatet botërore për edicionin e dytë radhazi pas atyre në Rusi në vitin 2018, një ngjarje e paharrueshme për shtetin e Amerikës së Jugut, duke qenë se pjesëmarrja e mëparshme daton në vitin 1982. Mbështetja e të gjithë tifozëve blanquirroja që ishin në gjendje ta ndiqnin ndeshjen nga shtëpia falë qeverisë peruane, e cila kishte shpallur një festë kombëtare për të lejuar të gjithë të ndiqnin ndeshjen.
Për Australinë kjo është pjesëmarrja e pestë radhazi në kampionatet botërore nga 6 gjithsej (1974, 2006, 2010, 2014, 2018). Hrustic dhe shokët e tij kompletojnë grupin B të Kupës së Botës, i përbërë nga kampioni në fuqi, Franca, Danimarka dhe Tunizia.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



