Rubrika Sportive! Çfarë do diskutohet sot..?

Sot në 22.30 në RTSH 1 HD dhe RTSH Sport do të transmetohet Rubrika Sportive. Java e 5-të do të jetë “kryefjala” e diskutimit për emisionin e sotëm ku do të ketë edhe të ftuar specialë. Kukësi fiton në Shkodër dhe i shkakton humbjen e parë Vllaznisë dhe atmosferën pozitive do na e zbulojë Rraman Hallaçi, zv/trajneri i Kukësit që tani në mungesë të Skënder Gegës po udhëheq ekipin. Nuk do të mungojnë të gjitha golat dhe rastet e diskutueshme. Partizani është ngjitur në krye pasi ka mundur Skënderbeun pastër 4-0, ndërkohë që një goleadë ka bërë edhe Laçi ndaj Apolonisë. Tirana nuk fiton dot dhe Kastrioti mbetet pa humbje. Do diskutojmë me sulmuesin e krutanëve, Ermir Rezi në studio. Raste të diskutueshme në ndeshjen Bylis – Teuta dhe të gjitha do të diskutohen në mbrëmjen e sotme. Nuk do të mungoj edhe një lidhje me Portugalinë, me Armir Grimën. Shqipëria e femrave luan ndeshjen e fundit në grupin e saj eleminator dhe trajneri i ekipit do të na tregojë situatën. Për këto dhe shumë të tjera, sot në orën 22.30, emisioni Rubrika Sportive. Në studio me Hygerta Sakon nuk do të mungojnë edhe Shkëlqim Muça, Fatmir Mëneri dhe Saimir Demi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




