Verstappen: Mercedes? Kurrë mos thuaj kurrë

Max Verstappen është njeriu më i përfolur i momentit për shkak të thashethemeve se ai është në negociata me Mercedes dhe në një largim të bujshëm nga Red Bull, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2028. Drejtori i ekipit të Mercedesit, Toto Ëolff, ishte përpjekur t’i hidhte ujë zjarrit (“Nuk ka arsye për të ndryshuar. Do të shohim në të ardhmen”), pastaj Verstappen gjithashtu mbeti i paqartë, megjithëse nuk e mbylli plotësisht derën.
“Gjërat do të duhej të çmendeshin vërtet (që kjo të ndodhë), mendoj, por ky nuk është qëllimi i askujt. Jam i lumtur në skuadër dhe paraqitjet janë të mira, ndaj nuk ka arsye të largohem nga ekipi. Por askush nuk e priste që Leëis Hamilton të shkonte te Ferrari. Në përgjithësi, në jetë nuk mund të parashikosh kurrë me 100% siguri se çfarë do të ndodhë. Kjo është qasja ime, nuk e mendoj shumë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




