Titulli dhe pastaj rinovimi, Mercedes-i “blindon” Kimi Antonelli-n me një super pagë

Formula 1 | 33 minuta më parë

Fillimisht 2 pikët që mungojnë për t’u shpallur matematikisht kampion bote i Formula 1, pastaj lëvizjet për të ardhmen. Së shpejti Mercedes-i dhe Kimi Antonelli do të ulen në tavolinë për të biseduar për termat akonomikë të kontratës së re.

Ai që ka këmbëngulur për rinovimin është “team principal” i Mercedes-it, Toto Wolff. Edhe pse kontrata aktuale e Antonelli-t skadon në 2028-ën, skdueria gjermane me seli angleze duket se kërkon të shmangë çdo rrezik nga konkurrenca, duke rritur pagën e pilotit italian, pas vlerave që ai ka treguar gjatë këtij Botërori.

Aktualisht piloti përfiton rreth 4 milionë dollarë në sezon, plus bonuset që e çojnë shifrën totale në 10-12 milionë. Shifra që nuk i shkojnë për shtat statusit të padronit të Botërorit. Sipas “La Stampa”, takimi mes përfaqësuesve të pilotit dhe atyre të Mercedes-it është planifikuar pas festës së titullit kampion.

Rritja e pagës do ta çojë italianin përkrah pilotëve të tjerë të kalibrit, si Max Verstappen dhe Lewis Hamilton. Antonelli minimalisht duhet të barazojë shifrën e shokut të skuadrës, George Russell, që përfiton mbi 30 milionë euro në vit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme