Alonso thumbon Hamilton: Nuk është e vërtetë që ka ëndërruar

Në ditën e prezantimit të Aston Martin, Fernando Alonso flet edhe për lëvizjen e rivalit dhe shokut të tij të vjetër në kohën e McLaren, Leëis Hamilton, i cili do të shkojë te Ferrari në 2025, duke liruar një vend te Mercedes. “Ishte një surprizë, Lewis ishte shumë i lidhur me Mercedes. Nuk i di arsyet pse e bëri këtë, por tani për tani nuk i jap shumë peshë, ka mbetur edhe një vit para se të drejtojë makinën e kuqe”.
Më pas, Alonso godet rivalin e tij historik: “Më duket se deri para dy muajsh nuk ishte në ëndrrat e tij e fëmijërisë të drejtonte një Ferrari, ai kishte ëndrra të ndryshme. Shpresoj që t’i pëlqejë përvoja te Ferrari, është e veçantë. Nëse fiton? Atje duhet të fitosh. Ndoshta do të sjellë atë që mungon për të fituar Botërorin, ata kanë një makinë konkurruese prej disa vitesh”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




