Formula 1 zbarkon në Madrid në vitin 2026

Formula 1 | 3 vite më parë

Madridi do të ketë Çmimin e tij të Madh të Formula 1. Njoftimi zyrtar ende nuk ka ardhur, megjithatë presidenti dhe CEO i Formula 1, Stefano Domenicali, do të jetë në Parkun e Ekspozitave “Ifema” mëngjesin e së martës të 23 janarit për të prezantuar pistën e re, që do të mirëpresë kampionatin botëror të Formula 1, duke filluar nga viti 2026.

Prezantimi do të bëhet në prani të presidentit të Ifema, José Vicente de los Mozos, guvernatores të Madridit, Isabel Diaz Ayuso dhe kryebashkiakut José Luis Martinez Almeida, të cilët do të shpjegojnë detajet e eventit.

Sipas lajmeve të raportuara nga mediat spanjolle, Çmimi i Madh do të zhvillohet në një pistë urbane pjesërisht të mbuluar në zonën Valdebebas, pranë aeroportit të Barajas, në afërsi të qëndrës stërvitore të Realit të Madridit.

Sipas “Marca”, kontrata fillestare për 10 vjet do të kishte (sipas vlerësimeve të organizatorëve), një impakt ekonomik vjetor të vlerësuar në 400 milionë euro për sezon, të barabartë me 4 miliardë në total, që zhvillimi i Çmimit të Madh do t’i sillte indirekt kryeqytetit iberik.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme