Gynter Shtajner largohet nga “Haas”-i

Formula 1 | 3 vite më parë

Gynther Shtajner është larguar nga detyra e Drejtuesit kryesor të skuadrës së “Haas”-it në Formula 1, për t’u zëvendësuar nga Drejtori Inxhinierik, Ajao Komatsu. Shtajneri e ka udhëhequr skuadrën amerikane që nga debutimi në Formula 1 në 2016-ën dhe italiani ishte drejtuesi i 3-të më jetëgjatë i një skuadre, pas Kristian Hornerit të “Red Bull”-it dhe Toto Volfit të “Mercedes”-it, por edhe një personazh i spikatur në botën e nivelit më të lartë të kampionatit botëror të automobilizmit. Nën drejtimin e tij, skuadra arriti disa kulme, siç ishte fitimi i pikëve që në debutimin e saj në Australi në 2016-ën, një nisje nga vendi i parë, për herë të parë në Brazili vitin e shkuar, si dhe një vend i 5-të në renditjen e përgjithshme të skuadrave në Botërorin e 2018-ës.

Por viti i shkuar ishte i vështirë për skuadrën e Shtajnerit, pasi “Haas”-i e mbylli në vendin e fundit, dy vende më poshtë sesa një sezon më herët, teksa vuajti për shndërruar ritmin e xhirove të provave zyrtare në pikë në ditën e garës. Dhe pas diskutimeve midis Shtajnerit dhe pronarit të skuadrës, Xhin Haas gjatë pushimeve dimërore, u vendos që drejtuesi i skuadrës të largohej nga detyra. Zëvendësuesi i tij, 47-vjeçari Komatsu, ka punuar për skuadrën e “Haas”-it që nga debutimi i saj në Formula 1 në 2016-ën, duke e nisur si kryeinxhinier i garës dhe duke u ngjitur deri tek posti i Drejtorit Inxhinierik.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme